Shqipëri

Fillim i mbarë i vitit 2022, forcat speciale amerikane vendosen në Shqipëri

Komanda e Operacioneve Speciale në Evropë ka njoftuar sot se ka vendosur që të ngrejë në Shqipëri një shtab bazë të Forcave të Operacioneve Speciale, me rotacion.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, e cila në një postim në llogarinë e saj në Twitter shprehet se kjo është një mënyrë shumë e mirë për të nisur vitin sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA sa i përket mbrojtjes.

Kjo është hera e parë që SHBA vendos një bazë të këtij lloj i Shqipëri, shton kryediplomatja amerikane ndërsa shton se ky zhvillim është i rëndësishëm edhe për sigurinë rajonale.