Filipçe: Unë nuk do të jap dorëheqje
“Sot kishte shumë zërë për dorëheqjen time, mirëpo unë dua të informoj opinionin se unë nuk i iki përgjegjësisë dhe se do të presë që të përfundojë hetimi, ndërsa më pas do të vendos nëse do të jap dorëheqje, pasi vet situata kërkon menaxhim të shpejtë”, u shpreh ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
Filipçe më tej shtoi se në hetimin që ka nisur do të ketë edhe ekspertë të huaj me qëllim që hetimi të jetë i pavarur. /SHENJA/