September 19, 2024
Maqedoni

Filipçe: Të tregojmë pjekuri për sprovat e shumta

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe thekson se sot vendi ynë po përballet me shumë sprova, të cilat kërkojnë që të tregojmë pjekuri, kohezion dhe vendosmëri edhe më të madhe. “Në këtë kohë të sfidave të reja lidhur me rrugën e mëtutjeshme që do të marrë Maqedonia, është koha që të shfrytëzojmë forcën tonë dhe aftësinë e qytetarëve tanë për të kapërcyer çdo pengesë që qëndron në rrugën drejt një të nesërme më të mirë.

Para nesh është përgjegjësia për të vazhduar ndërtimin e një shoqërie ku çdo qytetar do të ketë mundësi të barabarta dhe vendi ynë do të jetë shembull i stabilitetit, tolerancës dhe përparimit”, thuhet në urimin e kryetarit të LSDM-së. Ndërkaq kryetar i BDI-së Ali Ahmeti thekson se 33 vjet pas pavarësisë, dhe 23 vjet pas firmosjes së Marrëveshjes së Ohrit akoma ka tendenca për majorizim, mosrespektim të vullnetit demokratik të shqiptarëve nga partia që përfaqëson komunitetin shumicë, për shkelje të legjitimiteti etnik me synim për të krijuar shërbëtorë ndër shqiptarët për politikat e tyre monoetnike, thotë ndër të tjera kreu i BDI-së, Ahmeti.