Filipçe takoi mjekët që hospitalizuan të lënduarit në Bullgari
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në shenjë falënderimi, ka qenë nikoqir i mjekëve – kolegë të spitalit të Sofjes – Bullgari, “Pirogov”, në të cilin u hospitalizuan 7 të lënduarit e aksidentit tragjik të autobusit “Besa trans” më 23 nëntor.
Siç qëndron në kumtesën e MSh-së, ministri Filipçe me drejtorin e spitalit “Pirogov”, Ivan Poromanski, shefen e Klinikës për djegie dhe kirurgji plastike – Maja Argirova dhe infermieren kryesore të spitalit kanë vizituar Klinikën për kirurgji plastike dhe Klinikën për neurokirurgji në Shkup u u transferuan të lënduarit, transmeton TV21.
Kujtojmë se më 23 nëntor, autobusi teksa kthehej nga Turqia u aksidentua në autostradën Struma në Bullgari dhe u shkrumbua nga zjarri. Si pasojë, 45 udhëtarë humbën jetën dhe u lënduan 7 të tjerë.