Maqedoni

Filipçe: Nëse është e nevojshme do ta vazhdojmë orën policore edhe pas 20 prillit

Nëse është e nevojshme, kufizimi i lëvizjes mund të zgjatet pas 20 prillit, tha sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce.
– Ne ndoshta do të diskutojmë këtë fundjavë dhe në fillim të javës tjetër. Ne do ti ndjekim numrat dhe menaxhimin e spitaleve. Në varësi të treguesve, nëse është e nevojshme, patjetër që po, tha Filipce.