Filipçe kryetar i ri, fillon festa me daulle te selia e LSDM-së (Video)
Para selisë së LSDM në Shkup po festohet me daulle fitorja e ish-ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili fitoi zgjedhjet e brendshme partiake për kryetar të LSDM-së.
Pas 95 për qind të votave të përpunuara nga nga 77 vendvotimr, Filipçe ka fituar 9.052 vota, që është rreth katër herë më shumë se Jovan Despotovski, për të cilin kanë votuar 2.705 votues, ndërsa Aleksandar Baidevski ka fituar 905 vota. Për Slavjanka Petrovskën janë hedhur 190 vota, ndërsa të pavlefshme 174 vota.
Me këtë u konfirnua edhe informacioni i portalit Lideri.mk, që vetëm 30 minuta pas mbylljes së votimeve njoftoi se Filipçe është kryetar i ri, që do të zëvendëson kryetarin e dorëhequr, Dimitar Kovaçevski./Lideri