Filipçe: Kryeministri duhet të tregojë se cili është plani për eurointegrimet, nëse ai i përmirëson pozitat tona negociuese, ne do ta mbështesim
Le të tregojë kryeminsitri se cili është plani për rrugën eurointegruese të shtetit, cilat shtete evropiane e mbështesin atë plan dhe nëse ai plan i përmirëson pozitat tona negociuese, ne do ta mbështesim, por pyetja është deri kur do të presim. Duhet të dimë cili është plani dhe korniza kohore rreth kësaj çështjeje, deklaroi sonte lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.
“Nëse ka kekanizëm për pozitën tonë që negociatat të jenë më të mira, ne jemi këtu për të dhënë mbështetje, megjithatë tani kemi ngecur, nuk po shkohet rrugës të cilën e kon firmuan të gjitha vendet anëtare të BE-së me Kornizën negociuese. Tani u ndamë nga Shqipëria dhe kështu të ngecur, Qeveria duhet të tregojë se cili është plani dhe nëse fare kanë një plan të tillë. Kryeminsitri paralajmëron se kemi mbsëhtetje nga disa vende për ta përmirësuar pozitën negociuese, përkatësisht ndonjë veprim të shtyrë të ndryshimeve kushtetuese, por ministri Murtezani e demantoi në atë. Prandaj inicuam mbledhje kuvendore sepse Kuvendi është vend ku diskutohen punë të tilla dhe sillen vendime se si më tutje”, tha Filipçe gjatë pjesëmarrjes së sotme në ditarin e Televizionit “Sitel”.
Për propozimin e ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani që të sillen ndryhsimet kushtetuese, por me klauzolë se nuk do të vlejnë nëse Bullgaria në pesë vitet e ardhshme vazhdon ta bllokojë anëtarësimin tonë në BE, Filipçe tha se vlen të shqyrtohet ky propozim.
Lidhur me vendimin e Gjykatës kushtetuese për heqjen e balancuesit dhe paralajmërimet për miratim të ligjit për përfaqësim të drejtë, Filipçe tha se do të mbështesin debat publik dhe do të japin kontributin e tyre sepse procesi i sjelljes së një zgjidhjeje të këtillë ligjore duhet të jetë sa më inkluziv. Ajo që nuk duhet lejuar, tha Filipçe, është që ligji i këtillë të bëhet në shtab partiak të VLEN-it. Akuzoi se tani po ndodhë partizimi në institucione dhe se po degradohen profesionistë të cilët me vite e kanë kryer punën e tyre.
Sipas Filipçes, qytetarët në prag të dimrit sërish do të përballen me tronditje çmimesh dhe me më pak para në buxhetin familjar.