June 29, 2024
Maqedoni

Filipçe hyn në garë për kreun e LSDM-së si njeri i afërt me Zaevin

Venko Filipçe hyn në garë për kreun e LSDM-së.

“Po paraqes kandidaturën për kryetar të LSDM-së”, ka konfirmuar Filipçe për TV 24.

Filipçe është kandidati i tretë për kryetar të LSDM-së, kurse deri më tani kanë shpallur kandidaturën deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, transmeton lideri.mk, dhe Jovan Despotovski. As drejtori i Doganës Stefan Bogoev dhe as Aleksandar Baidevski nuk e kanë përjashtuar mundësinë e kandidimit.

Filipçe ishte bartës i njësisë së katërt zgjedhore, ku LSDM fitoi pesë deputetë.

Ai vlen si person i afërt me ish-kryeministrin e LSDM-së, Zoran Zaev./Lideri