Filipçe – Gir: Dyshoj në qëllimet e Qeverisë që ta mbështesë rrugën europiane
Mandati i deritanishëm i euroambasadorit dhe ngjarjet në vend kanë qenë në fokusin e takimit të sotëm të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe me Dejvid Girin, mandati i të cilit si ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut përfundon.
Siç informojnë nga LSDM-ja, në bisedën Filipçe ka theksuar dyshim rreth qëllimeve të Qeverisë në përgjithësi ta vazhdojë drejtimin strategjik drejt Bashkimit Evropian.
“Jam i shqetësuar se politikat e Qeverisë së re mund të shkaktojnë bllokim të përhershëm të proceseve eurointegruese. Qeveria e VMRO-DPMNE-së në vetëm disa raste plotësisht i ka prishur piozicionet e Maqedonisë së Veriut, duke hapur tashmë konteste të mbyllura me çka gjasat për vazhdim të eurointegrimeve janë përkeqësuar dramatikisht”, theksoi Filipçe në takimin me Gir.
Ai e ka informuar euroambasadorin se LSDM-ja si opozitë do të angazhohet për reforma dhe perspektiva të qarta.
Kryetari i LSDM-së e ka falënderuar Girin për përkushtimin e tij dhe punën në vend.