Filipçe: Deri në fund të verës do të arrijmë imunitet kolektiv
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, së bashku me Ambasadorin kinez në një dalje për media deklaruan se gjatë fundjavës në vendin tonë do të mbërrijnë 500 mijë doza të vaksinës “Sinovak”, si dhe një sasi e konsiderueshme e vaksinave “Pfizer” përmes mekanizmit Kovaks.
Filipçe tha se deri në fund të verës një numër i madh i qytetarëve do të jenë të vaksinuar.
“Deri në këtë moment janë vaksinuar mbi 300 mijë qytetarë, me këtë sasi që do të arrijë edhe 300 mijë qytetarë të tjerë që është 50% e popullsisë që planifikojmë të vaksinojmë, këtu përjashtohen fëmijët. Që do të thotë diku 1.200.000 do të jenë vaksinuar me të cilën deri në fund të verës mund të presim imunitet kolektiv”, u shpreh Filipçe.