Maqedoni

Fetai për ish zyrtarët e BDI-së: Për vete tenderat milionëshe, për aktivistët kontrata me afat të caktuar

Zv.kryeministri Arben Fetai ka reaguar pas konfencës së sotme për media të mbajtur nga koalicioni VLEN, në të cilën u tha se, “BDI ka përdorur fondet e buxhetit publik si sirtar privat për të ushtruar ndikim politik”.

“Për vete tenderat milionëshe, për aktivistët kontrata me afat të caktuar dhe me rroga mizerie për t’i mbajtur në varfëri dhe në varësi, të shantuezhëm e të përdorueshëm për çdo palë zgjedhje.

Me një anë, allësh veresh me Serbinë e me Rusinë, provim të fatit në bunarin e dëshirave të Vuçiçit, pasaporta për oligarkët rus e çka jo; nën anën tjetër përrala me tupan për mbylljen e çëshjes shqiptare dhe të dygjuhësisë.

Ju kemi provuar 22 vjet me radhë dhe ju njohim si paren e kuqe. Nuk keni as legjitimet, as kredibilitet. Piskamat tuaja janë paravan për kriminalitetin e jashtëzakonshëm që ju ka kapluar. Kot e keni, llogaridhënie do të ketë”, ka shkruar Fetai.