Maqedoni

Fetai në takimin me ambasadorin austriak: Prioritet i Qeverisë lufta kundër krimit!

Zv.kryeministri, Arben Fetai, ka pritur sot ambasadorin e Austrisë, z. Martin Pammer, shoqëruar nga zëvendës shefi i misionit, z. Mathias Humenberger, para të cilëve ka prezantuar prioritetet e Qeverisë për sa i përket shtetit të së drejtës dhe rritjes së transparencës institucionale, si elemente thelbësore të luftës efikase kundër krimit dhe korrupsionit.

“Sot, pata nderin të pres në takim Ambasadorin e Austrisë, z. Martin Pammer, shoqëruar nga zëvendës shefi i misionit, z. Mathias Humenberger.

E falënderova Ambasadorin Pammer për përkrahjen e pazëvendësueshme të Austrisë për vendin tonë, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit në BE, reformës së administratës publike dhe luftës kundër korrupsionit.

Bashkëbiseduam rreth prioriteteve të Qeverisë për sa i përket shtetit të së drejtës dhe rritjes së transparencës institucionale, si elemente thelbësore të luftës efikase kundër krimit dhe korrupsionit. Nga Ambasadori, mora zotim për përkrahje bilaterale përmes Agjencisë

Zhvillimore Austriake për projekte të caktuara në zbatimin e prioriteteve tona në funksion të përmirësit të qeverisjes dhe llogaridhënies”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Fetait.