Maqedoni

Fetai mori pjesë në hapjen e spitalit të katërt të Sante Plus bashkë me ministrin turk, Ömer Bolat

Zv.kryeministri Arben Fetai, ka marrë pjesë sot në hapjen solemne të spitalit të katërt të Sante Plus Group në Maqedoninë e Veriut.

“Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen solemne të spitalit të katërt të Sante Plus Group në Maqedoninë e Veriut, së bashku me kolegë nga Qeveria dhe me Ministrin e Tregtisë së Republikës së Turqisë, z. Ömer Bolat. Kjo arritje e rëndësishme është rezultat i vizionit dhe përkushtimit të pronarit të grupit, z. Bilal Kara. Spitali është pjesë e një rrjeti të gjerë që përfshin edhe Turqinë, Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, dhe përfaqëson një hap të madh përpara në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky investim jo vetëm që do të rrisë standardet e kujdesit shëndetësor dhe do të lehtësojë ngarkesën e institucioneve ekzistuese, por gjithashtu do të krijojë mundësi të reja për zhvillim profesional dhe përparim në fushën e mjekësisë. Falënderoj Sante Plus Group për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar për shëndetin e qytetarëve tanë!”, ka shkruar Fetai