Maqedoni

Fërçkovski ambasador, dikur donte t’i hedhë shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë në det?! (Video)

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka vendosur që Lubomir Fërçkovski ta jetë ambasadori i RMV në OKB shkruan TOP24.

Në një situatë të tillë ku ministër i punëve të jashtme është Bujar Osmani duam të kujtojmë se çfarë kishte deklaruar Fërçovski njëzet vite më herët gjatë konfliktit të 2001.

OpozitA shqiptare rikujton se në një intervistë për televizionin Sitel, Fërçkovski dikur donte t’i hedhë shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë në det. Duke folur për shqiptarët, ai thotë: “Ata nuk mund të prodhojnë struktura, ata nuk mund të prodhojnë asnjë Shqipëri të vogël, Ata mund të prodhojnë vetëm një kaos të madh rajonal. Nëse përballemi me tezën se duhet negociour me teroristët dhe ndarjen e vendit, apsolutisht version më oi pranueshëm është ndërhyrja e ushtrisë Greke dhe Bullgare së bashku me ushtrinë tonë. Sipas logjikës unë dëgjoj nga nxënësit e mi vërtet ne do të flasim Bullgarisht por ata do të notojnë në drejtim të Italisë”. / TOP24

00:00

00:59