Femra nga Gostivari sulmon me thikë sigurimsin në kazino
MPB njoftoi se zyra e jashtme për çështje kriminale Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër 27 vjeçares MA nga fshati Serbinovë i Gostivarit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “vrasje në tentativë”, transmeton Lideri.mk.
“Përkatësisht, më 18.01.2024 në një kazino në Gostivar, pas një zënke të mëparshme, e akuzuara ka lënduar me një objekt të mprehtë një punonjës të sigurimit në kazino”, njoftoi policia./Lideri