Fehmi Stafa sërish konkuron për Avokat të Shtetit
Ish-avokati i Shtetit, Fehmi Stafa, dëshiron të vijë sërish në krye të institucionit Avokat i Shtetit, pasi ka konkurruar në konkursin e publikuar nga Qeveria, mëson jozyrtarisht “Fokus”.
Informatat e “Fokus”-it as nuk i konfirmuan e as nuk i mohuan nga Qeveria, ndërsa personalisht Stafa nuk i është përgjigjur thirrjeve të këtij medumi.
Sipas Ligjit për Avokatin e Shtetit, Avokati i Shtetit emërohet nga Qeveria me propozim të Ministrit të Drejtësisë. Dokumentacioni i plotë i aplikantëve do të dorëzohet nga Qeveria në Ministrinë e Drejtësisë këto ditë, pasi konkursi përfundon sot.
Stafa mori detyrën në vitin 2018 si kuadër i propozuar nga Alternativa dhe mandati i tij gjashtëvjeçar duhej të përfundonte në vitin 2024. Mirëpo, pa shpjegime nga Qeveria, ai u shkarkua në verën e vitit 2022 dhe po atë ditë edhe vetë dha dorëheqje./Zhurnal