July 4, 2024
Sport

Fc Shkupi fiton bindshëm Skopjen dhe ngjitet në pozitën e parë

Fc Shkupi ka rigjetur rrugën e fitores, pasi sot ka mundur Skopjen me rezultatin bindës 4:1. Dy finalizimet e Sandej dhe golat e Radeskit dhe Hamidit i dhanë fitoren ekipit nga Çairi i cili me këtë fitore ngjitet në vendin e parë me 10 pikë të tubuara. Shkëndija e Tetovës nuk shkon më shumë se një barazim 2:2 me Pelisterin. Golat për Shkëndijën u shënuan nga Ramadani dhe Shala, ndërsa për Pelisterin shënoi dy herë Xhufo. Në ndeshjet tjera Renova barazoi 1:1 me Rabotniçkin, Makedonija Gjorçe Petrovin mundi 3:2 Borecin, Bregallnica triumfoi ndaj Akademia Pandevit me shifrat 3:2, ndërs Tikveshi barazoi 1:1 me Strugën. /SHENJA/