Maqedoni

Fazliu: Tensionet në Maqedoni po orkestrohen nga qendra të jashtme, na nevojitet ndihma e NATO-s

Zyrtari i Alternativës, Faton Fazliu, është i bindur se situata e tensionuar në Maqedoninë e Veriut është pasojë e ndërhyrjeve hibride nga jashtë vendit.
Për këtë arsye, ai mendon se ndoshta është koha që NATO t’i aktivizojë mekanizmat adekuate për mbrojtje të vendeve anëtare në raste të këtilla kur vendi edhe pse nuk është sulmuar ushtarakisht, përballet me rreziqe për stabilitetin e tij.
“Është për tu përshëndetur deklarata e ambasadores amerikane Kejt Meri Brnz se këto sfida do t’i tejkalojmë bashkë si aleatë”, vlerëson Fazliu.