Maqedoni

Fazliu: Prej kur doli ministri më i sukseshëm në anketën e IRI, dihej se Bekim Sali do jetë më i sulmuari nga të gjithë

Skandali i ditëve të fundit me klinikën e Zhan Mitrev ndezur reagime në vend. Lidhur me këtë dhe deklaratat e bëra për ministrin e shëndetësisë Bekim Sali, ka reaguar në rrjete sociale edhe Faton Fazliu, anëtar i kryesisë qëndrore nga radhët e Alternativës.

Ai shprehet se që kur Bekim Sali doli ministri më i suksesshëm në anketën e IRI-t dihej që do ishte më i sulmuari, shkruan InfoShqip.

Në vazhdim postimi i plotë i Fazliut:

“Prej kur doli ministri më i suksesshëm në anketën e IRI-t, dihej se Bekimi do të jetë ministri më i sulmuar nga të gjithë ata të cilëve u pengojnë ministra të suksesshëm dhe të pakorruptuar shqiptar.

Me sulmet e VMRO-së jemi mësuar, por sulmet e këtyre që po ua shkruan VMRO-ja, e vetëm po i përkthejnë shqip, nuk i kemi pritur të jenë kaq të ashpra! Zhan Mitrevi paska më shumë simpatizues te disa parti shqiptare të opozitës, se në VMRO! Me postimet e tyre kundër Bekimit, shpresojnë se do ta shpëtojnë Zhan Mitrevin nga përgjegjësia nëse ka gabuar.

Sidoqoftë ne vazhdojmë edhe më fuqishëm! Kurse sipmatizuesit e Zhan Mitrevit, me të drejtë duhet të frikësohen nga fjalët e Bekimit: Gjithkush që ka gabuar, do të përgjigjet!” përfundon Fazliu./InfoShqip.com