Sport

Fazliu dhe Zuberi dhuruan 500 fanella për “Shvercerat”: “Pa ‘Shvercerat’ sukseset e Shkupit nuk mund të paramendohen”

Kryetari i degës së Alternativës në Çair, Faton Fazliu dhe drejtori ekonomik në Klinikën Torakale Vaskulare, Erhan Zuberi, njëheri tifozë të flakët të KF Shkupi, kanë dhuruar 500 fanella për tifozët e këtij klubi, “Shvercerat”, të cilët më 15 maj festojnë ditëlindjen e tyre.
Dhuratën ia kanë dorëzuar drejtorit sportiv të KF Shkupi, Omer Bunjaku, duke ia uruar edhe titullin e katër të kampionit shtetëror.

“Edhe shumë tituj do të fitojmë, edhe shumë herë do të festojmë!

Sukseset e kampionit KF “Shkupi”, nuk do të mund të paramendoheshin pa grupin e tifozave – “Shvercerat”.
Në shenjë respekti për meritat e tyre në arritjen e sukseseve të “Shkupit”, sot kishim nderin që “Shvercerave” t’ua dhurojmë 500 bluza për tifo me rastin e festës së 15 majit.

Forca Shkupi!
Forca Shvercerat!”, ka shkruar Fazliu në Facebook pas dorëzimit të dhuratës së vlefshme për tifozat e KF Shkupi.