September 19, 2024
Maqedoni

Faton Fazliu nori detyrën e drejtorit në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë

Faton Fazliu nga Alternativa në kuadër të koalicionit VLEN mori sot detyrën e drejtorit në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë të RMV-së.

“Kam nderin të ju njoftoj që sot, zyrtarisht e pranova detyrën nga drejtori paraprak në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë, z. Emir Sulejmani, të cilit i falënderohem për punën e deritanishme.

Zotohem se këtë detyrë do ta kryej me përgjegjësi, nder e përkushtim në shërbim të qytetarëve! Falënderoj strukturat e degës së Alternatives në Çair, por edhe gjithë strukturat e koalicionit VLEN. Në veçanti, i falenderohem kryetarit të Alternatives, Zeqirija Ibrahimit, kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, dhe Sekretarit Organizativ, Bashkim Murtezit, që më besuan të udhëheq me këtë pozicion të rëndësishëm. Na priftë e mbara”, ka theksuar Fazliu.(INA)