Maqedoni

Fatmir Limani vizitoi kufirin në Tabanoc, propozon të mos kontrollohen gjitha veturat që të hiqen kolonat (Video)

Ministri për Politikë sociale, demografi dhe rini, Fatmir Limani i shoqëruar nga sekretari organizativ i Alternativas, Bashkim Murtezi, vizituan pikëkalimin kufitar në Tabanoc, ku nga zyrtarët në këtë pikalim u njoftuan me situatën në kufi, frekuencën e automjeteve dhe pasagjerëve në të dyja anët e kufirit, në fillimin e vlugut të pushime verore.

Vizita e ministrit Limani në këtë vendkalim kuiftar vjen në kohën kur vërehen kolona të gjata të automjeteve me rastin e ardhjes së mëgimtarëve në vend.

 

Ministri Limani ka be nje propozim konkret, duke kërkuar qe nga ana e Maqedonisë së Veriut kontrollën ta bëjnë policë të vendit tonë ndërkohë vëzhguesit të jenë 2 ose 3 të palës Sërbe me qëllim që vëzhgimi i situatës të jetë më i mirë dhe që të përshpejtohet qarkullimi i veturave në zonën kufitare.

“Të njejtën procedur duhet ta bëjnë edhe te kufiri i Sërbis pra kontrolla të bëhet nga policët e Republikës së Sërbis kurse vëzhguesit të jënë nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Limani.

Gjithashtu Limani tha se kishin edhe propozimin qe te mos kontrollohen gjithe udhëtarët, respektivisht per kontrollimin selektiv.

“Të gjithë policët e dinë frekuentimin se kush vjen 1 ose 2 herë në vitë dhe atij duhet ti bëhet një kontrrollë formale. Gjithashtu edhe për ata që janë në dyshime që kalojnë kufirin 2-3 her mbrenda jave ose mbrena muaji me doemos duhet tju bëhet një komtroll formale”, shtoi ministri Limani.

Sipas tij, softueri kufitar nuk është shumë efektiv në leximin e të dhenave.