Fatmir Limani: Shqiptarët nuk rrezikojnë Kërçovën, unë kërkoj vetëm një mandat për ta kthyer shpresën te rinia
Kandidati i pavarur për Kërçovën, Fatmir Limani, thotë se pjesmarrja e dy shqiptarëve në garën zgjedhore nuk rrezikon drejtimin e këtij qyteti nga shqiptarët. Në një intervistë për gazetën LAJM, ai tha se kërkon nga qytetatët e Kërçovës vetëm një mandat për ta kthyer shpresën në këtë qytet.
“Nuk e vendosim në rrezik ne fitoren e Kërçovës. Popullata jonë është shumë më përpara nesh dhe shumë më e vetëdishme se sa vetë politikani. Ata dinë që të i masin punët mirë dhe të vlerësojnë mbi bazën e vendimit të duhur në periudha të caktuara. Unë mendoj që këtë radhë popullata e Kërçovës është e vendosur që të i japë një rrugë, një shteg ndryshimit të shumë pritur. Të cilin e presin dhe kultivojnë gati dy dekada me radhë të gjitha gjeneratat, por më tepër të rinjtë e këtij vendi. Të cilët çdo ditë e më tepër largohen nga vendi dhe si duket nuk e gjejnë vetën e tyre dhe shpresën për një jetë më të mirë këtu. Për ti dhënë hapsirë të riut këtu, do të duhet me çdo kusht të bëhen ndryshime në aspektin e strukturës së drejtimit të këtij vendi, në aspektin e politikëbërjes në këtë vend”, tha Fatmir Limani, kandidat i pavarur për Kërçovën.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.