Fatmir Ejupi kandidat i opozitës në Studeniçan
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa edhe zyrtarisht shpalli profesorin Fatmir Ejupin kandidat për kryetar komune të Studeniçanit.
Kandidatura e Ejupit u shpall sonte në Studeniçan para një numri të madh simpatizantësh të këtij koalicioni.
Kujtojmë që javë më parë Zyrtare.net raportoi se profesori Fatmir Ejupi ishte një kandidat i mundshëm i koalicionit ASH/AA për Komunën e Studeniçanit./ZYRTARE.net/