Fatkeqësi e rëndë në Maqedoni – humb jetën një person!
Një këmbësor ka humbur jetën në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë, pasi u godit nga një veturë me shofer shtetas i Serbisë, ka bërë të ditur Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë, transmeton TV21.
“Sot në ora 17.30 në SPB Kumanovë është njoftuar se në rrugën magjistrale Kumanonë – Kriva Pallankë ka ndodhur një fatkeqësi trafiku. Vetura “Pasat” me targa të Serbisë me shofer V.B.(47) nga Serbia ka goditur këmbësorin B.D.(64) nga fshati Obllacë. Këmbësori ka vdekur në vendin e ngjarjes”, njoftojnë nga policia e Kumanovës.