October 18, 2024
BallinaMaqedoni

Fari Hiseni nga LD: BDI në foltore e paraqet veten si shqiponjë, ndërsa në negociata bëhet një kanarinë

Zëdhënësi i Lëvizjes Demokratike, Fari Hiseni në një dalje për media tha se Bashkimi Demokratik për Integrim në foltore veten e paraqet si shqiponjë, ndërsa në negociata bëhet një kanarinë. Hiseni shtoi se BDI e ka të garantuar me Kushtetutë të drejtën e tubimit, por siç shtoi t’ju përgjigjet qytetarëve pse i ofroi Hristijan Mickoskit të bëhen pjesë e Qeverisë në vend të koalicionit VLEN me 4 ministri dhe pa kryeparlamentarin shqiptar.

“Ne si koalicion VLEN e ftojmë Ali Ahmetin që sonte ta shfrytëzoj tubimin partiak në Gostivar dhe t’i përgjigjet qytetarëve pse i ofroi Hristijan Mickoskit të bëhen pjesë e Qeverisë në vend të koalicionit VLEN me 4 ministri pa kryeparlamentar, bashkë me garancë që në zgjedhjet komunale vitin e ardhshëm do të angazhohen që kandidatët maqedonas të bëhen kryetar komunash në Strugë dhe Kërçovë”, tha Fari Hiseni – zëdhënës i Lëvizjes Demokratike.