Faredin Ebibi rrëfen për emrin dhe historinë e fshatit Nikushtak (VIDEO)
Portali Open-TV ka vazhduar me ciklin e emisioneve dokumentareve “Historia e fshatit tim”. Ekipi ynë kësaj radhe ishte në fshatin Nikushtak të komunës së Likovës. Profesori ordinar-Sociologu dhe hoxhë Faredin Ebibi ka rrëfyer për Open-TV emrin dhe historinë e fshatit Nikushtak
“Burimet sllave thonë se emri i tij buron nga një personalitet, nga një shenjtësor Nikija, që mua nuk më bind ky argument, megjithëse unë kam qenë imam në këtë katund, por asnjëherë nuk i kam dëgjuar të moshuarit të flasin rreth emrit dhe prejardhjes së këtij emri. Ndoshta nuk ka pasur kush ta parashtrojë këtë pyetje dhe mua nuk më ka shkuar mendja të parashtrojë një pyejte të tillë, por sipas disa dokumenteve fshati duhet ta ketë emrin Nikushtak”, thotë në rrëfimin e tij prof. ordinar-sociologu, Faredin Ebibi.
“Edhe një dokument të vjetër e kam hasur këtu zotëri Ali Nikushtaku, veprimtar në atë periudhë kohore , sigurisht të osmanlive dhe ai ka qenë bashkëpunim dhe koleg i ngushtë i Idriz Seferit dhe ky teritor thuhet se ka qenë nën kontrollin e tij, Ali Hakul Nikushtaku. Stërnipat e tij sot jetojnë në Hasanbeg të Shkupit, njëri me emrin Rexhepi, punon në perendim.
Shteti shqiptar në vitin 1993 e nxjerr urdhrin për veprimtari patriotike të klasit të parë, i nënshkruar nga Sali Berisha”.
“Në shekullin e 10-të Nikushtaku është përmendur si teritor, kurse në vitin 1519 është folur për Nikushtakun. Në atë periudhë kohore, në atë dokument janë regjistruar 13 mahalla”.
Rrëfimin e tij të plotë për Open-TV mund ta ndiqni në videoon e mëposhtme..