Maqedoni

Familjarët e Erdan Ramadanit nga Kumanova, thirrje Qeverisë: Na ndihmoni të gjejmë djalin tonë

Familjarët e Erdan Ramadanit nga Kumanova në një deklaratë për Open-TV i kanë bërë thirrje qeverisë së RMV-së që të ndihmojnë në kërkimin e djalit të tyre Erdanit, i cili ra në ujërat e lumit Vardar pranë autostradës Shkup –Tetovë, afër Zhelinës.

“Po i bëjmë thirrje Qeverisë që të bëj më shumë në gjetjen e djalit tonë Erdanit. Birin tonë po e kërkojnë njësiti ‘Tigrat’ dhe ‘Ujqit’, por deri tani pa ndonjë rezultat. Kërkojmë nga Qeveria e Maqeddonisë së Veriut që të bëj një kërkesë deri te qeveria e Kosovës që të kërkojë ndihmë edhe nga ata, sepse ndoshta ata kanë mjete më profesioniste për të gjetur djalin tonë”, thotë një familjar i Erdan Ramadanit nga Kumanova.

Ata falënderojnë të gjithë njerëzit vullnetmirë që deri tani kanë bërë maksimumin në gjetjen e Erdanit.

Sot është dita e katërt që po kërkohet Erdani, por ende pa sukses./Open-TV.