Familja e shqiptares së zhdukur në Zvicër që më tepër se dhjetë ditë, është në kërkim të saj
Tashmë më shumë se dhjetë ditë, shqiptarja nga Emmeni i Lucernit është zhdukur pa lënë ndonjë gjurmë. Familja e saj Veseli është brengosur shumë dhe është në kërkim të vazhdueshëm. Djali më i moshuar i saj, Fatbardhi, mëngjesin e 7 qershorit i kishte shkruar një mesazh në ëhatsapp. Pasi nëna nuk ia kishte kt5hyer përgjigjen, ai filloi të dyshonte: “Menjëherë u brengosa se diçka nuk ishte në rregull. Mendova se ajo ende po flinte. Dy-tri orë më vonë, më thërriti babai. Ai më tha që të vija sa më shpejt në shtëpi se diçka nuk ishte në rregull. Pra, shkova në shtëpi te prindërit e mi, pasi unë nuk jetoj aty. Mendova se diçka mund të ketë ndidhur, se mund ta ketë humbur vetëdijen. Më pas e pranova një mesazh se ajo nuk ishte aty”, rrëfen për “20 Minuten“, Fatbardh Veseli.
Në momentin e parë, djali kishte menduar se e ëma e tij thjesht kishte dal jashtë për t`u shetitur brigjeve të lumit Emme. Pasi u bë e qartë se e ëma e tij nuk e kishte marr as celularin, protofolin e as çantën e dorës, familjes iu shtuan brengat edhe më shumë. “Po mundohemi të bashkëpunojmë të gjithë së bashku. U kemi shkruar gjithë të afërmve që të na ndihmojnë. Deri më tani kemi realizuar dy aksione të kërkimit me 80 deri 100 persona. Gjithkund që dyshonim, kërkonim pas saj. Për fat të keq, nuk korrëm ndonjë sukses”, ka pohuar Fatbradhi, transmeton Shtegu.
Ai mendon se ndoshta nënë së tij i është dobësuar memorja dhe për këtë arsye nuk mund ta gjej shtëpinë. Kohëve të fundit, shqiptaren 51-vjeçare e kishin pllakosur kokëdhimbje të forta. Mendoj se asaj dite ajo ka përjetuar një black-out dhe ka dal jashtë shtëpie. Me siguri se ajo nuk është e vetëdijshme se çka është duke bërë personalisht. Po mund ta paramendoj. Ne në familje nuk kemi probleme apo diçka të ngjashme”.
Tani familja është duke shpresuar se ndokush do të mund ta njohë shqiptaren e zhdukur dhe do t`i ndihmojë të kthehet te familja e saj.
“Ata që janë në lëvizje, nëpër trena apo nëpër rrugë. Gjithkund në Zvicër. Po që se keni ndjenjën se diçka nuk është në rregull, se ndoshta mund të jetë ajo, ju lutem që ta informoni policinë apo neve. Në mënyrë që të kemi informatë se ku mund të kërkojmë, pasi nuk kemi ndonjë sukses, nuk dimë asgjë, nuk kemi informata”, përfundon Fatbardhe Veseli.
Disa informata nga popullata kanë arritur në Policinë Kantonale të Lucernit, por pa sukses. Policia e lut popullatën për ndihmë.