Maqedoni

Falë Qeverisë, do të ketë transport publik falas për studentët, 120 milionë denarë nga buxheti do t’i transferohen NTP

Në javët e fundit, tema e transportit publik falas për studentët ishte aktuale. Duke marrë parasysh gjendjen e dëshpëruar financiare në Ndërmarrjen e Transportit Publik, u vu në pikëpyetje tema nëse do të vazhdojë zbatimi i masës për transportin falas të studentëve. Prandaj, në seancën e sotme të rregullt, Qeveria vendosi që 120 milionë denarë t’i kalojë Qytetit të Shkupit, përkatësisht Ndërmarrjes së Transportit Publik, në mënyrë që kjo masë të zbatohet pa probleme në vitin e ardhshëm kalendarik, tha kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

“Transporti publik falas do t’u japë atyre qasje më të madhe në arsim dhe do t’i lehtësojë ata nga barra financiare, duke i lejuar ata të përqendrohen më shumë në studimet e tyre dhe zhvillimin personal. Sigurisht që kjo masë ka edhe aspekt mjedisor. Duke inkurajuar të rinjtë të përdorin transportin publik, ne reduktojmë përdorimin e automjeteve private, duke kontribuar kështu në ajër më të pastër, më pak emetim të gazrave të dëmshëm dhe qytete më të shëndetshme”, tha Mickoski.

Kjo nuk është hera e parë që vihet në pikëpyetje funksionimi i transportit publik me autobus falas për studentët. Edhe në vitin 2022, Qyteti i Shkupit pretendonte se Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kishte borxh 2 milionë euro për transport falas për nxënës dhe studentë.

Ndryshe, studentët nuk kanë pasur mundësi që të vazhdojnë biletat vjetore për transport falas për vitin 2025, pasi NQP “Shkup” ka pritur përgjigje nga autoritetet.

Kjo nuk ishte hera e parë që vihet në pikëpyetje funksionimi i transportit publik me autobus falas për studentët. Edhe në vitin 2022, Qyteti i Shkupit pretendonte se Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kishte borxh 2 milionë euro për transport falas për nxënës dhe studentë.

Sipas Ligjit për Arsimin e Lartë të vitit 2018, “Qeveria e Republikës së Maqedonisë mund të vendosë për përfitime të veçanta për studentët, si kartelë për lirime studentore, transport falas në qytet dhe të tjera, me mjete të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë”.