Maqedoni

Fshati Bojanë i Shkupit e pret Ramazanin me Xhami të re

Sot në Bojanë, në prezencë të Reisul-Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetai, Muftiun e Shkupit Qenan Ismaili, Myftiun nga Kosova Naim Tërnava dhe Muftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, u bë inaugurimi i objektit të Xhamisë së re.

Xhamia e re është një dëshmi e përkushtimit dhe bujarisë së banorëve, të cilët kanë dhënë mundin dhe resurset për ta bërë këtë projekt realitet.

Përgëzojmë të gjithë ata që kontribuan për ndërtimin e mahnitshëm të kësaj xhamie dhe lusim Allahun që të shpërblej të gjithë donatorët me të mirat e tij.