Facebooku e bllokon përkohësisht Gold Ag-un pasi u solidarizua me Grupin e Kumanovës! (Foto)
Facebooku e bllokon përkohësisht Gold Ag-un pasi u solidarizua me Grupin e Kumanovës!
Në mesin e shumë shqiptarëve që kanë përkujtuar 7 vjetorin e Lagjes së Trimave ishte edhe këngëtari i mirënjohur Arjan Agushi-Gold Ag. Në shenjë solidarizimi me pjesëtarët e Grupit të Kumanovës ai ka publikuar një postim
“Profili mu ka bllokuar në afat prej 24 orëve, kurse një muaj nuk mundem të shperndajë video ose të bëj transmetime”, thotë Gold Ag në deklaratën për portalin Lideri.mk nga Shkupi.
Ai është i habitur nga ky blllokim, sepse në postimin e tij nuk ka përmendur asgjë që është kundër rregullave të Facebook-ut.
“Nuk kam përdorë as ofendime në baza etnike e as në baza fetare, thjeshtë kamë shpërnda një postim në shenjë solidarizimi me djemtë që sipas meje po mbahen të pafajshëm në burg”, thotë Gold Ag.
Ai është i njohur për këngët me motive patriotike, për shkak të cilave ka qenë edhe i dyshuar nga organet në Maqedoni gjatë procesit gjyqêsor “Monstra”, ku ka rezultuar plotësisht i pafajshëm.