Eurodeputeti Kyuchuk përshëndeti vendimin e Alternativës për t’i dhënë shans agjendës euroatlantike
Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Bekim Sali, sot është takuar me raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, euro-deputetin bullgar Ilhan Kyuchyuk.
“Me të biseduam për agjendën e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, për mundësinë e hapjes së negociatave dhe për zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë”, njoftoi Gashi pas takimit.
Deputeti Ilhan Kyuchyuk ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut në rrugën euro-integruese.
”Ai e përshëndeti edhe vendimin e Alternativës që në mbledhjen e mbrëmshme i dha shans agjendës euro-atlantike të vendit dhe uroi që ato bisedime të kenë epilog të suksesshëm.
Unë e falënderova mikun tim Kyuchyuk për takimin dhe bashkërisht u zotuam se do të vazhdojmë të komunikojmë e bashkëpunojmë për të ardhmen e përbashkët europiane”, njoftoi Gashi.