September 28, 2024
Maqedoni

Është zhdukur një vajzë 14 vjeçare nga Shkupi

Një vajzë nga Shkupi me emrin Vanja Gjorcevska ka humbur mëngjesin e sotëm në Shkup.

Siç tregon nëna e saj Zorica Gjorçevska, ajo sot në orën 7:20 të mëngjesit është nisur drejt shkollës, e cila ndodhej shtatë minuta larg shtëpisë së tyre, ndërsa më pas në orën 7:34 telefoni i saj ishte fikur dhe nuk kishte asnjë shenjë të Vanjës.

Për herë të fundit 14 vjeçarja është parë në Debar Mallo, rrugës për në Pestaloci.

Ja njoftimi i plotë i nënës së Vanjë në rrjetin social facebook:

“Sot në mëngjes në orën 7:20 vajza ime Vanja Gjorcevska u nis për në shkollë dhe humbi gjurmët e saj. Ajo është e veshur me pantallona të zeza me xhepa anash, një pulovër blu të hapur, një xhaketë të shkurtër dimërore të zezë dhe atlete të bardha me një fjongo kafe në këmbë. Hera e fundit që është parë ka qenë në Dibër Malo në rrugën për në Pestaloci. Nëse keni ndonjë informacion, ju lutemi telefononi 075 400 816”, shkruan e ëma e 14 vjeçares.