Është konfirmuar Propozim ligji për ratifikim të marrëveshjes me Shqipërinë për transport ndërkombëtar ujor në Liqenin e Ohrit
Qeveria në mbledhjen e sotme e konfirmoi tekstin e Propozimit të Ligjit për ratifikim të Marrëvehsjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për transport ujor ndërkombëtar në Liqenin e Ohrit.
Ndikimet e pritura nga ratifikimi i Marrëveshjes, sipas propozuesit, Ministrisë së Punëve të jashtme, janë pozitive, sepse do të zhvillohen marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve në bazë të parimit të lundrimit të lirë në rajonin e komunikacionit të brendshëm ujor përmes Liqenit të Ohrit, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
Marrëveshja është nënshkruar në Shkup më 14 nëntor 2022, ndërsa qëllimi i saj është të kryhet implementimi i papengueshëm i projektit strategjik “Liqeni i Ohrit – ndërlidhja e dy vendeve drejt një destinacioni, financuar nga ana e Bashkimit Evropian si pjesë e Programit të ri IPA 3 për bashkëpunim tejkufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë”.