Është i saktë informacioni i TV21: BDI po kërkon federatë në Maqedoni? Pse nuk e kërkoi sa ishte në Qeveri?
BURIME TË TV21 KANË NJOFTUAR SE NDARJA E MAGEDONISË NẼ RAJONE SIPAS MODELIT TË BELGJIKËS DHE IRLANDËS SẼ VERIUT JANË DY MODELET
QË SHQYRTOJNË DY EKSPERTËT NDËRKOMBËTARË TË
ANGAZHUAR NGA BDI DHE AUTORET E MO-SE.
Nuk kanë kaluar as 15 minuta nga publikimi i këtij informacioni në TV21 dhe të njëjtat burime këtë informacion e kanë konfirmuar edhe për portalin në gjuhën shqipe Lideri.mk nga Shkupi. Informacionin po e publikojmë tani, pasi e kemi verifikuar edhe në nivel më të lartë partiak dhe mes përfaqësuesve ndëkombëarë në Shkup, e që komente më të hollësishme kanë paralajmëruar nga dita e hënë.
Ndërkohë ka pasur shumë reagime, të cilat portali Lideri.mk të përmbledhura i sjel në një vend.
“BDI-ja po dështon edhe në opozitë” – Arben Taravari reagon për dy modelet që shqyrtohen nga ekspertët e BDI-së
Arben Taravari, pjesë e Qeverisë ka reaguar pas lajmit ku kumtohen dy modelet që shqyrtohen nga eskpertët ndërkombëtarë dhe autorët e Marrëveshjes së Ohrit, të angazhuar nga BDI-ja, transmeton TV21.
“Është interesante se si BDI-ja pas 22 vjetësh, për herë të parë kujtohet sot se si do të ishte një zgjidhje territoriale adekuate për Maqedoninë.
Nuk është 1 as 2 por 22 vjet vonesë…
BDI-ja po dështon edhe në Opozitë…”, shkroi Taravari në Facebook.
Mickoski komenton “propozimin për kantonizimin e shtetit”: Janë tentime për prishjen e karakterit unitar të shtetit
Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar raportimet në media se disa ekpertë ndërkombëtarë të angazhuar nga BDI-ja dhe autorët e Marrëveshjes së Ohrit, janë duke analizuar disa variante të ndarjes së Maqedonisë së Veriut sipas modeleve të Belgjikës dhe Irlandës së Veriut.
“Politikat e udhëheqësisë së BDI-së nuk do t’i komentoj. Ato janë supozoj politikat e tyre të brendshme. Por, ajo me të cilën ata po tentojnë të shfaqen në opinion janë politika të dezintegrimit, prishjes së karakterit unitar të shtetit. Kam menduar se kanë marrë mësim dhe se do të dalin të kërkojnë falje për gjithçka që kanë bërë, vetëm atëherë do të mund t’i marrim seriozisht. Gjithçka tjetër e shoh tentim për të mbrojtur krimin, deklaroi Mickoski.