Është gjetur trupi i pajetë i një të riu
Trupi i pajetë i një të riu është gjetur në zonën e fshatit Piperovë të Shtipit, njofton Sektori për Punë të Brendshme Shtip, transmeton Portalb.mk.
Nga aty thonë se rasti është raportuar në ora 16:00, ndërsa në vendngjarje është bërë inspektim nga policia dhe prokurori publik.
Sipas policisë trupi i pajetë i të ndjerit do të dorëzohet për obduksion.
Më shumë detaje do të njoftohen nesër.
Siç raporton MIA, por edhe një pjesë e mediave, sipas informacioneve fillestare nga terreni, trupi i pajetë i burrit është gjetur me plagë me armë zjarri.