Është gjetur një çantë e dyshimtë e cila mund të ketë bombë në një hotel në qendër të Beogradit, policia në terren
Një çantë e dyshimtë është gjetur në afërsi të hotelit “Moscow” në qendër të Beogradit, në një stol, përballë hyrjes së parkut “Teraziska Terasa”. Sipas informacioneve jozyrtare që ka marrë “Danas”, policia ka marrë një kallëzim të rremë për një bombë.
Forca të forta policore janë në terren. Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë rregulluar qarkullimin në atë pjesë të Beogradit dhe nuk kanë lejuar kalimtarët të afrohen në pllajën para hotelit, si dhe në parkun e afërt, transmeton “Danas”. Megjithatë, pritet që së shpejti qarkullimi të zhvillohet normalisht.
Disa pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ishin me kostume mbrojtëse, të tjerët ishin të armatosur me tyta të gjata dhe në tokë ishte edhe një qen policie.