BallinaMaqedoni

Është djegur edhe vetura e prokurorit Xhelal Bajrami

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, kanë dhënë detaje të reja në lidhje me djegien e zyrës private të Fitor Jakupit, këshilltarit komunal i BDI-së në Kumanovë, dhe djegien e veturës së prokurorit Xhelal Bajrami.

Nga SPB-Kumanovë thonë se gjithsej janë djegur 3 vetura në rajonin e Kumanovës, dy të tipit Audi dhe një e tipit VW Passat, ky i fundit në pronësi të prokurorit Bajrami.

“Me datë 02.12.2024 në ora 03:20, në SPB-Kumanovë është raportuar se është djegur një objekt afarist në rrugën “11 Tetori” në pronësi të M.J. nga Kumanova. Gjithashtu është raportuar se janë djegur tre vetura të pasagjerëve në rrugët “Triestë”, “Vardarska” dhe “Nikola Vaptsarov” në Kumanovë, dhe atë automjeti “Volkswagen Passat” me targa të Kumanovës në pronësi të XH.B., automjeti “Audi” me targa të Kumanovës, në pronësi të A.E. dhe automjeti “Audi” me targa të Kumanovës, pronë e M.Sh. Zjarret janë shuar nga ekipi Territorial i Zjarrfikësve në Kumanovë dhe nuk ka persona të lënduar. Kontroll është kryer nga një ekip i SPB-Kumanovë, është njoftuar edhe prokurori publik. Po merren masa për zbardhjen e rasteve”, thonë nga SPB-Kumanovë.