Escobar: Albin Kurti është partner i SHBA-së, ndonëse është i vështirë
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili kishte thënë se ka disa probleme shumë thelbësore me kryeministrin Albin Kurti, e për të cilin nuk e di nëse mund ta konsiderojë si partner.
Escobar, në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore, mes tjerash ka thënë se Kurti është një partner SHBA-së, ani se nganjëherë është i vështirë.
“Më duhet ta bëj të qartë këtë – zoti Kurti është partneri ynë. Ai ndonjëherë është një partner i vështirë, por ai është një partner. Kosova është partneri ynë. Serbia është partneri ynë. Pra, në të ardhmen duam t’i shfrytëzojmë marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë për të gjetur një mënyrë, për të gjetur një mënyrë reciprokisht të pranueshme dhe reciprokisht të dobishme në mënyrë që të dyja të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. së bashku. Dhe jo vetëm kaq, por që të dyja të ndihmojnë në hapjen e derës së integrimit për pjesën tjetër të rajonit. Pra, ne duam të përdorim marrëdhënien tonë të mirë për të ndihmuar në ndërmjetësimin në të ardhmen”, ka deklaruar Escobar.