Maqedoni

“Ergini dhe Ajlinja ishin të lumtur që do të shkonin në Stamboll për shetitje” (Video)

Arsimtari Qamil Imeri nga shkolla fillore “Ismail Qemajli” në Çair ka marrë pjesë në marshin e organizuar sot në Shkup për ndër të nxënësve që humbën jetën në tragjedinë e shkaktuar nga aksidenti i një autobusi në Bullgari një ditë më parë, shkruan gazeta LAJM. Ai para gazetarëve ka rrëfyer se si nxënësit e tij që mbetën të vdekur në këtë tragjedi, Ergini dhe Alinja i kishin kërkuar leje për të shkuar për shëtitje në Stamboll. Ai i ka përshkruar të dy nxënësit si shembullor në mësime dhe sjellje.