Rajon - Botë

Erdoğan rizgjidhet kryetar i AK Partisë

Presidenti i Türkiye-s dhe kryetari i përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Recep Tayyip Erdoğan u rizgjodh në krye të partisë së tij duke marrë të gjitha 1.399 votat e vlefshme në Kongresin e katërt të madh të jashtëzakonshëm të partisë, raporton Anadolu.

Njoftohet se u shpallën rezultat e zgjedhjes për kryetar të përgjithshëm të AK Partisë të cilat u mbajtën në Kongresin e katërt të jashtëzakonshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Pallatin e sporteve në kryeqytetin Ankara.

Kryetari i Këshillit të Kongresit, Ali Ihsan Yavuz deklaroi se nga 1.402 vota të hedhura, 1.399 ishin të vlefshme. Erdoğan fitoi të gjitha 1.399 votat e vlefshme dhe u rizgjodh në krye të partisë.

Me të njëjtin votim u përcaktuan Komiteti Qendror dhe Komiteti Ekzekutiv i AK Partisë i përbërë nga 75 anëtarë.