Erdogan me Abbas, diskutime për t’i dhënë fund agresionit izraelit në Gaza
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, diskutuan të martën mjetet për të “ndaluar agresionin brutal izraelit dhe luftën gjenocidale masive” në Gaza dhe “nevojen urgjente” për të lejuar ndihmën humanitare në enklavë, tha zyra e Abbas në një deklaratë.
Ndërsa ishte në një vizitë tre-ditore në Turqi, Abbas tha se ai dhe Erdogan diskutuan përpjekjet e Autoritetit Palestinez për të bashkuar fraksionet palestineze brenda Organizatës për Çlirimin e Palestinës, të cilën ai e përshkroi si “përfaqësuesin e vetëm legjitim të popullit palestinez”.
Erdogan tha se Turqia është e gatshme të veprojë si garantues në emër të palestinezëve në një proces të ardhshëm paqeje.
“Nevojitet një paqe e drejtë me garanci në vend të përpjekjeve për paqe që mbeten në letër. Prandaj, ne si Turkïye tashmë kemi njoftuar se jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë brenda kornizës së mekanizmit garantues”, tha Erdogan të martën së bashku me Abasin në një konferencë për shtyp në Ankara.