Era e fuqishme rrëzon çatinë e një ndërtesë në Aerodrom
Në lagjen Miçurin të Shkupit sot, si pasojë e erës së fortë, ka rënë çatia nga një ndërtesë, konfirmuan për MIA-n nga Shërbimi Zjarrfikës – Shkup.
Prej atje theksuan se nga konstruksioni i çatisë kanë rënë llamarina.
Në terren kanë intervenuar pesë pjesëtarë të Shërbimit Zjarrfikës me dy automjete.