Era e fuqishme rrëzoi largpërçuesit në Shkup (Foto)
Dy largpërçuesit 110 kilovolt që furnizojnë nënstacionet “Aerodrom” dhe “Lindje” janë pa tension, për këtë arsye një pjesë e Shkupit është pa energji elektrike, njofton Elektrodistribucioni.
Stuhia e pasdites së sotme në Shkup ka shkaktuar dëme të rënda në rrjetin e shpërndarjes, transmeton Lideri.mk dhe për këtë arsye ekipet e përforcuara të Elektrodistribucionit janë në terren për normalizimin e furnizimit me energji elektrike.
Pas stuhisë që goditi Shkupin, përdoruesit janë furniziar sërish me rrymë, por pas një kohe të shkurtër furnizimi me energji elektrike është ndërprerë për shkak të dëmtimit në rrjetin shpërndarës./Lideri