Enti Meteorologjik: Skenat katastrofike evropiane, nuk janë të mundshme në vendin tonë
Nga stuhia e mbrëmshme një 25-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga rrufeja në zonën e Karabunarit në Urviç të Tetovës. Nga policia thanë se trupi u gjet afër stanit të tij të deleve. Katër të lënduarit tjerë nga rrufeja në plazhin e Ohrit, u dërguan për mjekim në shtëpi. Mot të paqëndrueshëm, me reshje të mëdha shiu dhe vetëtima do të ketë edhe sonte, ndërsa nesër intensiteti i vetëtimave do të ulet. Nga e mërkura, pritet të stabilizohet moti, me një rritje të lehtë të temperaturave, ndërsa në fundjavë pritet të rriten deri në 37 gradë celsius. Pas videoeve të publikuara në rrjetet sociale për mini tornado në Manastir, nga Enti Hidrometeorologjik thonë se në vendin tonë nuk është e mundur të formohet tornado me atë forcë si në vendet e tjera.