Pensionistët e Tetovës sërish në protestë, kërkojnë rritje të pensioneve për 5 mijë denarë
Pensionistët e Tetovës sërish në protestë, kërkojnë rritje të pensioneve për 5 mijë denarë
Moti me shi nuk i pengoi pensionistët e Tetovës që të protestojnë për mos plotësimin e kërkesave, rritje të pensioneve për 5 mijë denarë dhe pensional minimal 20 mijë denarë.
“Nuk ka asnjë reagim pas protestave dhe kjo është dhimbja më e madhe e jona që s`ka asnjë reagim pas protestave, ndërsa ne do vazhdojmë deri në realizimin e kërkesave tona. Nuk janë kërkesa që s`mund të realizohen por mundet. Mbi 97.000 pensionistë janë me pensione nën 13.000 denarë, ndërsa shporta konsumatorë e një familje është 48.000. si do dalim në krye me këto shtrenjtime të përditshme dhe inflacionin”
“Përshëndes Kryeministrin, kryetarin e shtetit dhe ministren, ejani dilni pak dhe shiheni këtë popull. Ju jeni kryesor dhe na keni lënë në rrugën sepse nuk jeni të aftë që që të udhëhiqni me fëmijët tuaj. Para ka, le të mos na rrejnë, le të ulen dhe ti zgjidhin problemet e pensionistëve. Ne do vazhdojmë më tutje do e bllokojmë gjithë Shkupin. Le të shohim a do e zgjidhin deri në fund të muajit, por 6 për qind jo nuk pranojmë. Patjetër të gjithë të kemi të jetojmë, në këtë krizë që s`kemi as për ilaçe e as për buke. Nëse jo le të na sjellin ushqimin që e hanë në parlament në mensë nga 30 denarë biftekun le të na e sjellin neve pensionistëve”
“Kryeministri Kovaçevski thotë se ne kemi çmimet më të lira në Evropë, po ashtu është por vetëm në bufenë e Qeverisë ku kanë mëngjes drek e darkë për 250 denarë. Për ata po ndërsa për ne jo. Kovaçevski duhet ti heq syzet rozë dhe ta sheh këtë popull nëpër rrugë në gjendje mizore”
Pensionistët thonë se nuk do të ndërprenë protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.