Maqedoni

Enes Etemi kryetar i Lëvizjes Besa në Austri

Në prezencë të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nënkryetarit Fatmir Limani, sekretarit organizativ Adnan Azizi si dhe anëtarit të kryesisë qendrore, Nuredin Fetai u themelua dega e Lëvizjes BESA në Austri. Për kryetar të degës delegatët ia dhanë besimin, Enes Etemi infermier i diplomuar, i cili vepron dhe jeton në Austri. Me themelimin e strukturave partiake në diasporë, edhe njëherë Lëvizja BESA dëshmon se ajo kujdeset për mërgimtarët shqiptarë, duke i konsideruar si pjesë të pa ndashme e popullit tonë.

Gjithë strukturave të reja të sapo zgjedhura i urojmë sukses dhe punë të mbarë, sepse ata do të jenë zëri i arsyes dhe shpërndarjes së idesë të Lëvizjes BESA.