Ende pa u formuar Qeveria e re, konkurse masive për punësime
Konkurse për punësime gjithandej nga Qeveria, ministritë dhe drejtori ende pa u formuar Qeveria e re që pritet të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski.
Së fundi janë shpallur 11 vende të reja pune për Qeverinë në disa fusha, përmes Sekretariatit të Përgjithshëm.
Njoftimet u shfaqën dje në ueb faqen e Agjencisë për Administratë. Kërkohen këshilltarë, bashkëpunëtorë, nëpunës, ndërsa pagat janë nga 33 mijë denarë, më e larta deri në 14 mijë e gjysmë denarë, që është më e ulët dhe sigurohet për ata me arsim të ulët.
Portali Faktor.mk pyeti Qeverinë se përse nevojiten gjithë këto punësime të reja, për të cilat shpallen brenda një dite.
Prandaj ata pohojnë se kishin realisht nevojë për këto pranime të reja dhe arsyeja kryesore për këtë ishin luhatjet e stafit.
Ajo që është interesante, Qeveria thekson se këto punësime nuk janë të montuara dhe kushdo që ka interes për këtë shërbim mund të aplikojë.(INA)