Ende nuk është identifikuar sulmuesi ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, sulmi i tretë ndaj tij në një vit e gjysmë
Ministria e Brendshme po punon për identifikimin e autorit të krimit.
Sipas dëshmitarëve okularë, reagimi i shpejtë i një prej shoqëruesve të Ibrahimit i ka shpëtuar jetën kryetarit kur kanë nisur të shtënat. Sulmuesi zbrazi një karikator të tërë nga pushka sulmuese.
Shoferi i kryetarit është transferuar menjëherë në Qendrën Emergjente me plagë nga armë zjarri, i është nënshtruar operacionit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ky nuk është sulmi i parë ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës.
Një vit më parë policia ka arrestuar një 69-vjeçar nga fshati Haraçinë, pas kallëzimit nga kryetari i komunës, Ridvan Ibraimi. Ai ka kërcënuar me jetë Ridvan Ibraimin në lidhje me një rast dhënie të shfrytëzimit të tokës.
Ibrahimi ka raportuar në polici edhe në shtator të vitit 2022 se ka qenë cak i një sulmi fizik.
Sipas njoftimit të atëhershëm të MPB-së, më 13 shtator 2022 në ora 09:46 kryetari i Komunës së Haraçinës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona.
Siç raportuan në atë kohë disa nga mediat në vend, Ibraimi pohoi se sulmuesit udhëhiqeshin nga një familjar i ish-kryetarit të Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi.
Ridvan Ibrahimi ka lindur në vitin 1984 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Shkup, diplomoi dhe studimet pasuniversitare në Universitetin Shtetëror në Tetovë në vitin 2016 dhe magjistroi në shkencat ekonomike në departamentin e kontabilitetit dhe auditimit. Që nga janari i vitit 2010 ka mbajtur gjithmonë pozita drejtuese në institucionet shëndetësore. Së pari në Institutin për rehabilitimin e dëgjimit, fjalës dhe zërit në Shkup.
Nga viti 2012 është drejtor organizativ i Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Nga nëntori i vitit 2021 është zgjedhur kryetar i Komunës së Haraçinës në zgjedhjet e përgjithshme dhe të menjëhershme si kandidat i BDI-së.